LEZHE- Banorët e Njësisë Administrative Torovicë kanë protestuar sërish sot për rrugën e dëmtuar. <br /><br />Këtë herë banorët i janë drejtuar bashkisë së Lezhës ku kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të saj. <br /><br />Ata kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Fran Frrokaj, i cili më herët pat premtuar se do të dilte edhe ai në protestë.