Surprise Me!

Ora News – PD të hënën në protestë, bllokon akset kryesore rrugore

2017-07-05 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të hënën pritet që Partia Demokratike të radikalizojë protestën, duke bllokuar disa akse kryesore rrugore në gjithë vendin. Grupet e ngritura për organizmin e protestës shprehen të rezervuara, por Ora News mësoi disa nga akset kryesore ku do të përqendrohet protesta.
Të hënën për rreth 1 orë , duke nisur nga ora 11 deri në orën 12, protestuesit e Partisë Demokratike do të bllokojnë superstradën që lidh Tiranën me Shkodrën, përkatësisht në rrethrrotullimin në Fushë Milot, ku lidhet pothuajse gjithë veriu me kryeqytetin.
Gjithashtu, protestuesit e Partisë Demokratike do bllokojnë qarkullimin e automjeteve dhe ne sheshin shqipnja në Tiranë, një ndër akset kryesore hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për veriun dhe jugun. Bllokim të akseve e rrugorë do të ketë dhe në Lushnjë përkatësisht autostradën që e lidh këtë qytetet me Fierin në rrethrrotullimin e Plugut.
Ndërkohë protestuesit e Partisë Demokratike do të bllokojnë dhe autostradën që lidh Elbasanin me Rrogozhinën në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Protesta u paralajmërua nga Basha një ditë më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-te-henen-ne-proteste-bllokon-akset-kryesore-rrugore/

Buy Now on CodeCanyon