Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 2018 duket se do të marrë fund nevoja për mjekë specialist në vend pasi do të përfundojnë specializimet 314 mjekë të rinj të cilët do të punësohen në qendrat spitalore e kjo sipas ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu do të zbusë mungesën e krijuar si pasojë e largimit të mjekëve.
Manastirliu: Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të kemi 314 specializantët e parë në disa shërbime ku nevojat janë akute, në të gjithë vendin. Duke filluar nga viti 2018, do të kemi 12 pediatër të rinj, 9 onkologë, 12 mjekë urgjence, 18 obsetër gjinekologë, 8 neurologë, 14 kirurgë të përgjithshëm, 18 kardiologë, 14 anestezistë, që do të zbusin boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër.
Deklaratat Manastirliu i bëri në konferencën e 4 mjekësore që po mbahet në Tiranë ku e pranishme ishte edhe ministrja e arsimit Linidta Nikolla e cila njoftoi edhe çeljen e procedurave për akreditimin e fakultetit të mjekësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/314-mjeke-specialiste-gati-per-vitin-e-ardhshem/