Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga qyteti i Librazhdit deputeti Taulant Balla komenton deklaratat e kryetarit Lulzim Basha për përshkallëzimin e protestës me bllokimin e akseve kryesorë në vend të hënën e javës së ardhshme

Në një takim me banorët e zonës, Balla thotë se shqiptarët nuk meritojnë të kenë drejtues politik të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e shqiptarëe, dhe akuzon Bashën se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje sepse ka frikë nga vettingu

"Lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete nuk duhen rikthyer më në Shqipëri. Shqiptarët nuk meritojnë të kenë drejtues politike të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e Shqipërisë sepse interesi politik i Lulzim Bashës sot është mospjesemarrja në zgjedhje për shkak të frikes nga Vettingu dhe frikës nga rezultati i zgjedhjeve.

Të kesh frike nga vota e popullit do të thotë të mos dish të respektosh popullin tend, atë popull që të ka dhene mandatin per te qeverisur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-basha-te-mos-e-coje-ndermend-bllokimin-e-rrugeve/