Dy gardianë u lënduan lehtë pasi ambientet e paraburgimit në Vlorë u përfshinë nga flakët pasditen e kësaj të premteje.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve fillimisht ka pasur një konflikt fizik midis disa personave me rekorde kriminale.

Pasi është bërë izolimi i grupeve shokët e qelive në shenjë proteste i kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave në katin e dytë dhe të tretë. Në vendngjarje mbërritën forca zjarrfikëse dhe autoambalancat e spitalit të qytetit.

Dy gardianet janë transportuar në spital të asfiksuar nga tymi. Një grup hetimor pritet të zbardhë ngjarjen kurse zjarri është fikur totalisht dhe situata është drejt normalizimit.

Tv Klan