Mbrëmja e së premtes ngjiti në sallën e Universitetit të Arteve pianisten Silvana Skënderi dhe orkestrën simfonike të Radio Televizionit Shqiptar nën dirigjimin e Joseph Debrincas nga Malta.

Një koncert ku tingujt instrumenteve muzikorë, flautit, violës, violonçelit dhe klarinetës bashkohen me ato të pianos të luajtur nga solistja Silvana Skënderi.

Një muzikë e zgjedhur nga kompozitori maltez me famë ndërkombëtare, Joseph Vella dhe kompozitori Edvard Grieg ishte repertori i zgjedhur për publikun kryeqytetas.

Pianistja Skënderi ka në repertorin e saj emrat më të mirë të muzikës klasike shqiptare dhe asaj të huaj.

Tv Klan