Surprise Me!

Report TV - Korrupsioni, Qeveria denoncon: Prokuroria ka mbyllur 1314 dosje

2017-07-05 0 Dailymotion

Bilanci i luftës ndaj korrupsionit gjatë vitit 2016 konfirmon edhe një herë emergjencën dhe domosdoshmërinë e veprimit të drejtësisë së re, për të cilën ka pritshmëri të mëdha se do të shembë murin e pandëshkueshmërisë.<br /><br />Edhe gjatë vitit 2016, Prokuroria, si organ kryesor për ndëshkimin e korrupsionit, ka dëshmuar pafuqi përballë korrupsionit në nivele të larta. Të paktën kështu pretendon qeveria ?Rama?, përmes një vendimi për punën e prokurorisë, me anë të të cilit jepen edhe disa rekomandime për kreu i organit qendror të akuzës, Adriatik Llallën.<br /><br />Sipas analizës së qeverisë, gjatë vitit 2016, Prokuroria ka mbyllur 1314 dosje korrupsioni, për shkak të mungesës së elementeve të veprës penale. Konkretisht, për vitin 2016, nga organi i prokurorisë janë regjistruar 1 526 çështje penale për veprat penale në fushën e korrupsionit, ku janë marrë të pandehur 386 persona.

Buy Now on CodeCanyon