LEZHË-Vijon protesta e banoreve te Torovicës. Sot ata kanë bllokuar rrugën nacionale Lezhe-Shkodër, duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës e cila të çon në fshatin e tyre.<br /> <br />Protestës i janë bashkuar edhe kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe prefekti Eduart Ndreca.<br /> <br />Banorët shprehen të indinjuar në lidhje me heshtjen që po bënë qeveria për problemin e përvitshëm të tyre.