Niveli i sigurisë në paraburgimin e Vlorës do të vazhdojë të qëndrojë në nivele të larta, pas zjarrit ne këtë institucion.

Këtë të shtunë situata paraqitej më e qetë por me prani të shtuar policie. Mësohet se gjatë natës kanë qëndruar në paraburgim forcat e ndërhyrjes së shpejte të cilat pasi vendosën rregullin janë larguar. Konfirmohet që shkak i përfshirjes nga zjarri ka qenë djegia e dyshekëve nga disa te paraburgosur, të cilët protestuan kundër izolimit të disa prej të burgosurve të tjerë.

Mësohet se gjithçka ka nisur pas një sherri, ku janë përfshirë disa të paraburgosur.

Disa prej tyre u vendos që të mbahen në izolim. Kjo ka sjellë dhe revoltën e disa të burgosurve, të cilët i kanë vënë flakën dyshekëve. Kati i dytë dhe i tretë i godinës u përfshinë nga flakët. Por, ndërhyrja e shpejte e policisë dhe zjarrfikësve normalizoi situatën.

Tv Klan