Surprise Me!

Report TV - Amnistia për 140 mijë mjete Transportet:Si bëhet çregjistrimi

2017-07-05 0 Dailymotion

Amnistia e cila hyn në fuqi javën e parë të majit parashikon shuarjen e taksave, gjobave dhe kamatëvonesave për rreth 140 mijë mjete.

DPSHTRR: Targat do publikohen në media, çregjistrimi pa pagesë
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, targat e mjeteve që do të nxirren nga qarkullimi do të publikohen nëpër media.

Qytetarët që gjejnë mjetin e tyre në këto publikime do të paraqiten më pas pranë Drejtorive të Transportit Rrugor për të dorëzuar targat, lejen e qarkullimit dhe dokumentin e pronësisë, për të proceduar me çregjistrimin.

Në rast se drejtuesi i mjetit nuk ka më as targat apo dokumentet, duhet të nënshkruajë një deklaratë ku të vërtetojë se nuk I disponon më. Edhe në këtë rast mjeti do të çregjistrohet.

Çdo drejtues mjeti që kryen këtë procedurë do të përfitojë shuarjen e plotë të çdo detyrimi, duke nisur taksa e qarkullimit, taksa e prodhimit të mjetit, si dhe kamatëvonesat për pagesa të vonuara.

Buy Now on CodeCanyon