Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Palët politike tashmë kanë në tryezën e tyre një draft marrëveshje me disa pika të hartuar nga eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që gjendet vendi prej 66 ditësh.
E marta do të jetë dita kur Fleckenstein dhe McAllister do të përpiqen të sjellin normalitetin politik në vend.
Përpara se të takohen me përfaqësuesit politik, të dy eurodeputetët do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.
Më pas ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën. Pas takimit me liderët e koalicionit qeverisës, takimi i radhës do të jetë me Kryetarin e partisë Politike, Lulzim Basha.
Burime për Ora News, thonë takimi mes zotit Basha dhe David McAllister është i konfirmuar ndërkohë që ka paqartësi për praninë në këtë takim të eurodeputetit Fleckenstein
Nga ky takim do të varet shumë në lidhje me zgjidhjen e krizës pasi mbetet për t?u parë qëndrimi i europarlamentarëve për sa i përket kërkesave të opozitës për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fleckenstein-dhe-mcallister-neser-ne-tirane-vijne-me-draft-marreveshje/