Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e këndit të 14 të lojërave dhe sheshit rekreativ në Njësinë 5, investim që përfshin module të ndryshme lojërash, ndriçim dhe gjelbërim të zonës.<br /> <br />Ky shesh do të shërbejë jo vetëm për argëtimin e fëmijëve, por edhe si një hapësirë çlodhëse për të gjitha grupmoshat.<br /> <br />Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, siguroi se këndi i ri do të përfundojë shumë shpejt, para se fëmijët të fillojnë pushimet e verës.
