Surprise Me!

Report TV - Shëndetësia,kompania me humbje merr koncesionin 100 milionë €

2017-07-05 1 Dailymotion

Një kompani me humbje të deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, që e kishte pezulluar më parë aktivitetin e saj, por e ka rihapur më pas, e gjen veten ?miliardere? pas vendimit të dikasterit të Shëndetësisë për t?i akorduar asaj dhe partnerëve të saj një koncesion me vlerë afro 100 milionë euro.

Ashtu si edhe koncesionet e tjera të dhëna nga kjo ministri, edhe këtë herë ka ngjallur dyshime përzgjedhja e subjektit, kohëzgjatja shumë e madhe (10 vjet) e koncesionit, por edhe emra të aksionerëve apo subjekteve të përfshirë në konsorcium.

Koncesioni
Administrimi i shërbimit laboratorik të spitaleve nga kompani private për një periudhë 10-vjeçare është koncesioni i katërt që jepet kështu nga Ministria e Shëndetësisë në qeverinë Rama, pas atyre të check up-it, hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Në buxhetin e vitit 2017, qeveria deklaroi se kostoja totale e katër koncesioneve parashikohej të kapte vlerën e 40 miliardë lekëve në 10 vjet, ose 320 milionë dollarë.

Buy Now on CodeCanyon