Nisin negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik. Në orën 15:00 në Kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur zyrtari i PPE, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Në takim me David McAllister dhe Knut Fleckenstein ndodhen kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit.

Rama shoqërohet në takim nga kryetari i grupit të PS, Ruçi dhe n/kryetari i grupit, Taulant Balla.

Nga kryeministria Rama e ka bërë në këmbë rrugën për në Kryesi duke kaluar pranë çadrës së ngritur nga PD.

Në takimin me ndërkombëtarët, Rama dhe Meta po diskutojnë mundësitë për daljen nga kriza politike që ndodhet vendi, që pas futjes së PD në çadër.

Pas takimit me Ramën dhe Metën, David McAllister dhe Knut Fleckenstein do të takohen me Bashën, i cili ka kusht qeverinë teknike për të hyrë në zgjedhje.

Pritshmëritë janë të mëdha nga takimi i sotëm, pasi është shansi i fundit për të bindur PD pas thirrjeve të shumta nga SHBA dhe BE.