Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbrëmje vonë zyra e shtypit e Bashkimit Europian në Tiranë publikoi një deklaratë të përbashkët të Kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, David McAllister dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë Knut Fleckenstein lidhur me negociatat e zhvilluara gjatë ditës së sotme me liderët politik të opozitës dhe mazhorancës.
Mes propozimeve që kanë hedhur në tavolinë dy eurodeputetët ka qene dhe ndryshime të mundshme parazgjedhore në strukturat e qeverisë si dhe diskutim mbi datën e zgjedhjeve. Maxhoranca pati dakordësi por vendosi si kusht që vetingu të votohet në parlament. PD këmbënguli në emërimin e një kryeministri teknik.
Deklarata e plote
Deklaratë në emër të Kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian David Mc Allister (PPE) dhe Raportuesit për Shqipërinë i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein (S&D)
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister (PPE) dhe Raportuesi për Shqipërinë i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein (S&D) u takuan me maxhorancën dhe opozitën dhe patën një diskutim të mirë.
Dy europarlamentarët paraqitën propozime për të ardhmen që përfshinin pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër lëndëve narkotike, masa teknike për përmirësimin e kryerjes së zgjedhjeve, si dhe masa për ndërtimin e besimit politik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mcallister-dhe-fleckenstein-takim-i-mire-ja-cfare-propozuam/