Surprise Me!

Ekzekutorët zbrazën karikatorin Dalipajt, shoqërohen 18 vetë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hakmarrja është pista ku policia ka përqendruar hetimet për ekzekutimin e ish-shefit te antikrimit ekonomik të Tiranës Ervin Dalipi dhe shokut të tij Xhino Dauti, një dite më pare ne mbikalimin e Sukthit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 32 gëzhoja kallashnikovi dhe rezulton se makinat kanë qenë paralel në kohën kur është qëlluar. Duke marrë shkas nga dinamika e ngjarjes, policia dyshon se shënjestër ishte Xhino Dauti pasi rezulton i përfshirë ne një tjetër vrasje ne Shijak.

Ata janë qëlluar nga një distancë e afërt, 4 metra nga një makinë qe gjithashtu ka qene ne ecje.

Burime pranë policisë së Durrësit konfirmojnë se dyshohet se vrasja është bërë nga vrasës profesionistë me pagesë.

Sipas eksperteve, në automjetin e viktimave u gjet një armë zjarri me 15 fishekë, por ata nuk arritën ta përdornin, pasi ranë në pritë. Gjithashtu në makinën e dy viktimave janë gjetur një shume e madhe eurosh dhe disa aparate telefoni celularë.

Deri tani janë shoqëruar nga policia 18 persona qe mund te kenë dijeni për ngjarjen. Pak para atentatit mjeti luksoz që drejtohej nga Ervin Dalipaj ka qëndruar në një servis makinash në zonën e Sukthit. Automjeti ishte marrë me qira, por në emër të një personi tjetër, jo te ish-shefit te antikrimit ekonomik te Tiranës Ervin Dalipaj.

Buy Now on CodeCanyon