http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas alarmit te mjekeve se çantat e renda te shkollës po shtojnë deformimet tek fëmijët, kane reaguar mësuesit. Ne pamundësi per te ndërhyre vete, ata kërkojnë politika arsimore per uljen e ngarkesës se çantave te nxënësve. Drejtues te shkollave te pyetur nga Vizion Plus propozojnë heqjen e detyrave te shtëpisë, madje edhe eleminimin e çantës se shkollës, duke i pajisur nxënësit me dy pale libra, nje për ne klase dhe pala tjetër per ne shtëpi.

Per nxënësit e Tiranës këto rekomandime, aktualisht janë te pamundura per t?u zbatuar, pasi shkollat janë me dy turne e nuk plotësojnë infrastrukturën e nevojshme.

Drejtoresha e shkollës ?Jeronim De Rada? thotë se vetëm pas ndërtimit te godinave te reja ne kryeqytet, mund te këtë vendime konkrete jo vetëm per heqjen e detyrave te shtëpisë, por dhe lëmimin e çantës.

Shtimi i ngarkesës mësimore është reflektuar ne peshën e çantave te shkollës. Çdo dite fëmijët mbajnë mbi shpine 6-7 apo dhe me shume kilogramë me libra. Mjeket ortopedë kërkojnë ndërhyrje dhe politika urgjente, pasi janë shtuar me 20% deformimet ne shtyllën kurrizore te fëmijëve dhe 30% nevojat per ndërhyrje kirurgjikale tek pacientet e vegjël.