Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Panairi i Arsimit Profesional se jemi të vendosur që të bëjmë të mundur zbatimin e ligjit të Vettingut, pasi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po pengojnë investimet e huaja në Shqipëri.

Ai u shpreh se kur invetitorët e huaj vijnë në Shqipëri, u dalin përpara gjyqtarët dhe u thonë jam unë këtu dhe e bën nul gjithçka duke vdekur investimin.

"Do ta mbyll me Vettingun dhe reformën në drejtësi. Ne mund të bëjmë arsim profesional, por po nuk bëmë një sistem drejtësie të besueshëm nuk mund të rrisim volumin e investimeve të huaja në Shqipëri.

Investitorët kanë shumë arsye për ta parë Shqipërinë, por kanë një arsye për ta pasur frikë, pasi ndërkohë që vijnë për të investuar u del përpara një Gjon, një Hysen, një Tomë dhe u thotë jam unë këtu dhe e bën nul gjithçka.

Para një viti në një tokë publikë në bregdet, kur ishim gati të firmosnim kontratën një Tom, Hysen, Gjin atje nxori vendimin që kjo tokë nuk ishte më e shtetit sepse disa pretendentë kishin shkuar në gjykata dhe kërkuan 49.8 ha dhe Tom, Hysen, Gjini u kishte dhënë 498 ha dhe investimi vdiq.

Cili gjykatës në Gjermani do ta kishte bërë këtë dhe si mund të pretendojmë ne të shkojmë atje ku pretendojmë pa ndëshkimin e Tom Hasan Gjinit.