Pas takimit të pa zakontë që pati në orët e vona të së mërkurës me kreun e Kuvendit Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani priti në zyrën e tij në mesditë edhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Nuk bëhen të ditura detaje rreth takimit, por me gjasë situata politike në vend mund të ketë qenë në qendër të bisedës mes tyre.

Pasi ka lënë presidencën kreu i opozitës është parë të hyjë për në zyrën e ish-kryeministrit Berisha, sapo ky i fundit ka mbaruar fjalimin e mbajtur në çadrën e opozitës.

Pas takimit i pyetur nga gazetarët nëse Partia Demokratike ka një skenar për bllokimin e zgjedhjeve Basha ripërsëriti qëndrimin se në 18 qershor nuk proces elektoral pa opozitën.

?Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur më në Shqipëri, as sot, as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh. Gjenerate e re e shqiptarëve nuk do të pranojë rivendosjen e monizmit as në Kavajë as në gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të çlirohet njëherë e mirë nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.?

Më herët Basha u takua edhe me krerët e PD-së në rrethe me të cilët diskutoi lidhur me përshkallëzimin e protestës së opozitës që do të mbahet në 7 maj në Kavajë. Një ditë më parë koalicioni opozitar në kuadër të mosbindjes civile dhe moslejimit të një procesi fasade elektoral, vendosi ngritjen e shtabit koordinues për bashkërendimin e aksionit popullor.

Tv Klan