Kryesia e PS ka vendosur unanimisht të mbështesë Ilir Metën si kandidat për President të Republikës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë mbrëmje ndërsa u komunikua nga nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Sipas tij, kryesia e PS ka shqyrtuar dy kandidaturat e LSI-së, Ilir Meta dhe Petrit Vasili, ndërsa ka vendosur të mbështesë kryetarin e Kuvendit për President.

"Në vijim të një procesi shumë konstruktiv janë zhvilluar disa negociata dhe përgjatë kësaj një përfaqësi e PS u takua me aleatët e LSI me të cilët u njohën me propozimin e ardhur nga kryesia dhe grupi parlamentar i LSI, të cilat na njohën me dy propozime shumë të mira.