Pas përfundimit të takimit të ambasadorëve të SHBA, BE dhe OSBE me partitë e vogla, Mesila Doda në një prononcim për mediat u shpreh se kishte pasur një debat me përfaqësuesin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt.<br /> <br />Por deklaratën e saj e hedh poshtë Nard Ndoka, i cili i habitur thotë se Mesila nuk ka folur fare në takimin me ambasadorët, madje erdhi 15 minuta me vonesë.<br /> <br />"Mesila nuk ka folur fare në takimin me ambasadorët. Betohem! Erdhi 15 minuta me vonesë dhe nuk foli fare, vetëm nëse i ka thënë në korridor" tha Ndoka para gazetarëve.