Shkalla e papunësisë për vitin ?të ka rënë me 1.9 %. Instituti i Statistikave raporton se në bazë të anketës së forcave të punës, rezulton se në Shqipëri ka gjithsej 208 mijë të papunë, ku shumica janë meshkuj.

Struktura e tregut të punës në vendi tonë ndahet në dy sektorë kryesorë: bujqësi dhe shërbime, të cilat kanë mbi 80% të këtij tregu. INSTAT llogarit personat që kanë një tokë në pronësi si të vetëpunësuar.

Tirana e cila ka numrin më të madh të banorëve është qarku që mban dhe peshën më të madhe të të papunëve. Në 2016-ën, përqindja e të papunëve në kryeqytet është barazuar me atë të Kukësit, qark që ka mbajtur vendin e parë në vite për shkallën më të ulët të punësimit.

Shqipëria vijon të mbajë një peshë të madhe të të rinjve që nuk kanë punë dhe nuk janë në shkollë. 40 % e të rinjve janë shprehur në këtë anketë se nuk kanë punë për shkak të humbjes së shpresës ose përgjegjësive familjare.

Tv Klan