Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria kërkon heqjen e mandatin për një tjetër deputeti të kuvendit pak ditë para përfundimit të kësaj legjislature.
Organi i akuzës i është drejtuar me një kërkesë KQZ për deputetin e Partisë Socialiste te qarkut të Gjirokastrës Vladimir Kosta. Nga verifikimet e bëra nga prokuroria Kosta rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës në prill të vitit 2000 për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
Për ketë vepër Vladimir Kosta ka marrë si dënim një gjobë 10.000 mijë lekë të vjetra, masë që deputeti nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizionit.
Kërkesa është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mesditë, bashkangjitur më vendimin e gjykatës, dhe tashme pritet që të shqyrtohet.
Kosta është deputeti i tretë pas Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit për të cilët organi i akuzës ka kërkuar të lënë mandatin e deputetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-kerkon-heqjen-e-mandatit-per-deputetin-e-ps-vladimir-kosta/