Surprise Me!

Ilir Meta zgjidhet president - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta do të jetë Presidenti i ardhshëm i Republikës. Pas procesit te votimit dhe numërimit, kreu i Kuvendit dhe njëherësh i LSI-së, kandidati i vetëm në garë, mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të mazhorancës.

Në sallën e Parlamentit votuan 89 deputetë, ku 87 dhanë votën pro Metës, ndërkohë që deputetët Blushi dhe Hafizi kundër. E disa ndër deputetët dhe ministrat ishin ulur në vendet e opozitës në sallën e Kuvendit.

Mënjehërë pas shpalljes së rezultatit, në fjalën e tij si President i zgjedhur, Ilir Meta apeloi për bashkëpunim dhe politikë konsensuale.

Por nuk ngurroi të flasë se acarimi i skenës politike nuk i shërben stabilitetit të vendit.

E duke përdorur një gjuhë Presidenti mbi palët, Meta falenderoi të gjithë që mbështetën, por edhe ata që nuk i dhanë votën.

Ilir Meta do të mbajë postin e kreut të shtetit deri në vitin 2022, ndërkohë që ceremonia e betimit parashikohet të bëhet më datë 24 Korrik, datë kur përfundon mandati i Presidentit aktual Bujar Nishani.

Buy Now on CodeCanyon