Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i ri Republikës në raundin e katërt të votimit në Kuvend pasditen e kësaj të premte.<br /> <br />Kreu i ri i shtetit u zgjodh me 87 vota pro, nga 89 deputetë që morën pjesë në votim, ndërsa dy vota ishin kundër. <br /><br />Dy votat kundër Ilir Metës besohet se kanë qenë të përfaqësuesve të partisë LIBRA, Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, të cilët pavarësisht se votimi ishte i fshehtë, patën paralajmëruar votën kundër Metës.
