Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Sociliste për Integrim mblodhi mbrëmjen e sotme Kryesinë e kësaj partie. Në mbledhjen që zgjati rreth 80 minuta mësohet se është diskutuar mbi listën e deputetëve të LSI në qarqe, ku eshte rikonfirmuar gati 90% i grupit aktual parlamentar.
Burime për Ora News bëjnë me dije se është rifutur në listë Ylli Manjani dhe Nasip Naço, Edmond Hashinasto do të jetë në Elbasan, ndërsa nuk ka përfunduar ende lista e qarkut të Tiranës dhe Kukësit. Lista për Tiranën pritet të përmbyllet nesër.
Pas mbledhjes, Ilir Meta, tha për mediat se ?në lista do të jenë të gjithë ata që kanë dëshirë pasi ende nuk janë mbyllur?.
Meta tha se diskutuan edhe për zgjedhjet e qershorit, për të pasur një proces me standarde, por edhe vetë ato brenda LSI.
Pas largimit të Ilir Metës si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkak të kandidimit për kryetar të shtetit, burimet bëjnë me dije se këtë post do ta mbajë përkohësisht Ministri Petrit Vasili.
Petrit Vasili i cili aktualisht mban postin e zëvendës/kryetarit të LSI-së, do të drejtojë këtë parti derisa të bëhen zgjedhjet me një anëtar një votë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-largimit-te-metes-ne-krye-te-lsi-perkohesisht-petrit-vasili/