Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Maltë, ku u mbajt takimi informal i ministrave të Jashtëm të të BE-së, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati theksoi nevojën për një një prani të shtuar e BE-së në Ballkanin Perëndimor nën dritën e përshkallëzimit të situatës në Maqedoni.
Gjithashtu u theksua nevoja për një prani të shtuar e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe një qëndrim koheziv i vendeve anëtare mbi mënyrën e tejkalimit të krizave të demokracisë në rajon.
?Një qasje e tillë do të kontribuonte në kapërcimin e tensioneve, të shkaktuara nga rezistenca ndaj reformave që lidhen me sundimin e së drejtës. Sundimi i ligjit nuk mund të sakrifikohet në altarin e stabilitetit.?, theksoi Bushati.
Ministri Bushati ndodhej në këtë takim me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maltës George Vella,
?Që Bashkimi Europian të ruajë influencën dhe rolin transformues në rajon, duhet që mbështetja për reformat e konsolidimit të shtetit ligjor të shoqërohet me instrumente që nxisin rritjen ekonomike? theksoi Bushati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-malte-kerkon-prani-te-shtuar-te-be-se-ne-ballkanin-perendimor/