Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga nesër Ilir Meta nuk do të jetë më në drejtimin e LSI-së, do ia kalojë Petrit Vasilit, aktualisht nënkryetari i kësaj partie, por para se të largohet do të hartojë dhe listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe për këtë Meta ka një arsye.
I pyetur nëse ishte gati të takohej me zotin Basha, Meta tha: Në çdo sekond, por nga dita e nesërme sepse ende jam kryetari i LSI-së, sa të mbyll listat e kandidatëve, se nuk dua tia lë zotit Vasili pakënaqësitë e listave. Ju e dini, ngaqë ka shumë dëshirë ka gjithmonë zhgënjim. Nga nesër nuk jam më kryetari i LSI-së. Nuk jam më në asnjë forum të LSI-së dhe jam i angazhuar të takohem me kryetarin e opozitës zotin Basha dhe me çdo përfaqësues të opozitës që ka dëshirë.
Do jem ne fushate per te mbeshtetur kandidatet nga LRI jo kandidatet biznesmene
Meta shpjegoi gjithashtu dhe pozicionin që do të mbajë gjatë fushatës zgjedhore të LSI-së
Ilir Meta: ?Unë nuk do të bëj asnjë premtim në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim sepse këto premtime do ti bëjnë drejtuesit e kësaj force politike, kjo nuk do të ishte korrekte. Por deri në 23 korrik unë do të jem anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të marr pjesë kudo ku kandidatët dhe kandidatet e reja, sidomos ato të LRI-së do të më ftojnë. Nuk do të marr pjesë në asnjë vend ku nga LSI do të ketë kandidatë të cilët janë biznesmenë. Shkalla e përfshirjes do jetë në varësi me situatën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-i-kalon-lsi-ne-vasilit-por-me-pare-harton-listen-e-kandidateve/