Nga sot në mbrëmje Petrit Vasili merr kompetencat për të drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim pas zgjedhjes së Metës si President i Republikës së Shqipërisë.<br /> <br />Nga Fieri Vasili është shprehur se LSI do të vijojë të forcohet sepse i ka hedhur bazat si forcë politike e konsoliduar dhe kjo nuk varet nga lidershipi.<br /><br />Vasili thekson se LSI është një forcë e së sotmes dhe së ardhmes dhe se nuk varet nga emri i Petrit Vasilit apo i ndokujt tjetër.
