Në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit janë regjistruar 17 parti politike ndërsa procesi i verifikimit që tashmë ka nisur do të përfundojë me 9 maj.<br /><br />KQZ paralajmëron partitë se në rast të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për zgjerim të pjesëmarrjes data 3 maj është afati i fundit për regjistrimin.<br /><br />"Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, brenda afatit të përcaktuar në nenin 67 të Kodit Zgjedhor, kanë depozituar lista shumemërore të kandidatëve për deputet për zgjedhjet për Kuvend, 17 parti politike.
