Surprise Me!

Shtrihen në Vlorë hetimet për vrasjen në Sukth

2017-07-05 8 Dailymotion

E shkuara kriminale e Juxhin Dautit është një pistat kryesore që Policia dhe Prokuroria kanë për vrasjen e dyfishte të Sukthit ku mbeti i vrarë edhe ish-polici Ervin Dalipaj. Hetuesit kanë marrë në pyetje dhjetëra persona nga të cilët edhe nga Vlora, qyteti i lindjes së Dautit. Në mars të vitit 2012 në qytetin bregdetar, Juxhin Dauti vrau mikun e tij Fatjon Bani. 27-vjeçari ka qenë person me precedentë në fushën e lëndëve narkotike në Itali fillimisht dhe më pas në Shqipëri.

Tv Klan ka mundur të sigurojë rekursin e bërë nga Prokuroria e Vlorës kundër vendimit të Gjykatës së Apelit e cila e shpalli të pafajshëm Dautin për vrasjen e mikut të tij Fatjon Bani. Gjykata e Shkallës së Pare e pati dënuar me 23 vite burg.

Sipas hetimeve të Prokurorisë viktima dhe autori kanë qenë fqinjë në Vlorë dhe kanë patur marrëdhënie shoqërore. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ata kanë qëndruar sëbashku në Itali.

Gjatë kësaj kohe Juxhin Dauti i ka patur borxh Fatjon Banit për shkak se ky i fundit i kishte gjetur një sasi prej 200 grame kokaine dhe ai nuk i kishte dhënë paratë. Kjo është konfirmuar nga dëshmitarë të cilët kanë patur njohje me të dy. Ky borxh i cili nuk u kthye asnjëherë, për Prokurorinë ishte motiv i krimit.

Në mars të vitit 2012 viktima dhe autori kanë qenë të dy në qytetin e Vlorës. Juxhin Dauti sipas hetimeve e ka ftuar mikun e tij që të shkonte ta takonte afër repartit zjarrfikës të qytetit në lagjen Pavarësia. Në këto, sipas Prokurorisë ai e ka qëlluar me 3 plumba duke plagosur rëndë Banin, i cili humbi jetën në spitalin e Vlorës disa orë më vonë.

Në dosje është administrura dhe dëshmia e disa punonjësve të zjarrfikëses të cilët kanë komunikuar me të plagosurin. Ai u ka thënë se e kishte ngrënë në besë shoku i tij duke përmendur emrin e Juxhin Dautit./ TV KLAN

Buy Now on CodeCanyon