1888 kilogramë kanabis është sekuestruar nga policia gjatë një aksioni në Skrapar i koduar ?Bogovë?.

Operacioni u zhvillua në fshatin Përparim, ku në tre banesa u gjetën 1,3 ton kanabis. Ndërsa pjesa tjetër e drogës 570 kilogramë, u gjet e braktisur në rrugën Poliçan-Bogovë e futur në disa thasë.

Sasia e parë e drogës prej 820 kilogramësh u gjet në banesën e Islam Zylyftarit e ngarkuar në një kamion. Ai është arrestuar në flagrancë nga policia.

Në banesën e shtetasit V.Z i shpallur në kërkim janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.

Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z edhe ky i shpallur në kërkim është gjetur një sasi prej 5 kg.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kërkim janë shpallur 3 persona, një banues në Përmet dhe dy të tjerë që jetojnë në Durrës./ TV KLAN