TIRANË-Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur sot ultimatumit të Ramës për 48 orët kohë që e djathta të reflektojë.

Kryedemokrati jo vetem që refuzoi të regjistrohet në KQZ, por paralajmëroi Ramën se nëse nuk plotëson kërkesat e opozitës për qeverinë teknike që garanton zgjedhje e lira do të përballet me luftë.
Kryeopozitari duke ashpërsuar gjuhën sot nga çadra e protestës, tha se kryeministrit ka 48 ditë kohë ndryshe mosbindja civile do të pushtojë çdo qytet e fshat dhe se më 18 Qershor, shqiptarët e bashkuar do të rimarin kontrollin fizik të Shqipërisë.

?Dhe e kam një përgjigje për ultimatumin e Ramës. Rama thotë që për 48 orë, që opozita të bëhet alibia e teatrit të kukullave që të vazhdojë vjedhjen e batërdisjen, që asgjë mos të ndryshojë, që kriminelët të jenë në krye të administratës, që pasurit të vijojnë të grabitjen dhe opozita të jetë fasadë.

Po të them sot, ke 48 ditë që ti japesh fund tentativës per ti dhënë fund pruralizmit para se të shpallim luftën totale të asgjësimit të Republikës.

Ose kjo mosbindje civile, bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë çdo ditë, në çdo qytet. Të çlirojmë Kavajën, mosbindja civile do të shtrihet në cdo qytet, lagje e fshat për të kulmuar më 18 qershor kur shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontrollin fizik të Shqipërisë që i takon dhe u takon vetëm atyre dhe jo kurrë krimit, drogës e qeverisë të lidhur me ta?.