Surprise Me!

Report TV - Rama për OSHEE: Nga ushtri militantësh në kompani moderne

2017-07-05 0 Dailymotion

1 Maji, edhe pse një ditë pushimi dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk është e tillë për ekipin teknik të OSHEE-së në Tiranë. 30 punonjësit e Brigadës së Tensionit të Lartë vazhdojnë edhe sot remontin e linjës Lanabregas?nënstacioni i Pallatit te Kongreseve, e ndërtuar në vitin ?84-r.

Kjo linjë prej 8.5 kilometra, ku 90% është ajrore, është një prej nyjeve të rëndësishme në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike për Tiranën. Amortizimi e bën mirëmbajtjen të nevojshme për parandalimin e defekteve të mundshme.

Kryeministri Edi Rama ishte mes tyre për t?i falënderuar për punën e përkushtuar në shërbim të qytetit, i shoqëruar nga ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaxhçka dhe Administratori i Përgjithshëm OSHEE, Ardian Çela.

Nga mungesa ndër vite e investimeve, rrjeti elektrik i vendit në pjesën më të madhe të tij është pothuaj i njëjti që prej ndërtimit në vitin 1974. OSHEE, falë performancës pozitive të sektorit në dy vitet e fundit, ka rritur investimet në rrjet, por edhe për mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues për të shmangur defektet dhe ndërprerjen e energjisë. Aktualisht, 830 punonjës janë duke operuar në të gjithë territorin e vendit për kryerjen e remonteve dhe vënien në punë të investimeve. Investimet në remontin janë kryer në të gjithë zonën bregdetare, nga Velipoja në Sarandë.

Buy Now on CodeCanyon