Në Fletoren Zyrtare, nr.85, datë 21 prill 2017, është publikuar ligji nr.33/2017, datë 30.03.2017 ?Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore?. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, konkretisht në datën 6 maj 2017.

Cilat subjekte përfitojnë?
Nga përcaktimet e parashikuara në këtë ligj përfitojnë:
a) subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore;
b) subjektet debitore ndaj administratës doganore për detyrime;
c) subjektet pronare të mjeteve të transportit.

Subjektet që nuk përfitojnë
Nga fshirja/shuarja e detyrimeve të parashikuara sipas këtij ligji nuk përfitojnë subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore, të cilat janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore.