Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka takuar për më shumë se 60 minuta kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Në fokus të këtij takimi besohet se ka qenë situata politike në vend. Takimi i zhvilluar në ambientet e ABA Center në Tiranë, nisi rreth orës 10:30 dhe përfundoi në 11:35 minuta.

Ky takim vjen në një kohë kur po ngushtohen afatet e përfshirjes së opozitës në zgjedhjet parlamentare. Pas datës tre maj, afat ky i vendosur nga KQZ për korrigjimin e listave të kandidatëve, PD nuk do të ketë më asnjë mundësi për t'u bërë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Fatmir Mediu: Ka vend për dialog
Në një prononcim për mediat pas takimit, Mediu u shpreh se diskutoi për situatën politike dhe mundësitë për të përfshirë opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit. "Diskutuam për situatën politike dhe përfshirjen e opozitës në zgjedhje. Mendoj se ka ende vend për dialog", u shpreh Mediu. ( b.h/Shqiptarja.com )