Surprise Me!

Ora News – Bashkia mbyll procesin e administratorëve brenda unazës

2017-07-06 16 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës vijon punën për përzgjedhjen e administratorëve të pallateve. Aktualisht proçesi është mbyllur brenda unazës së qytetit, janë licensuar 100 administratorë pallatesh dhe 200 të tjerë janë në proçes. Drejtori i njësisve administrative, Admir Abrija, tha se ndeshet dhe me refuzimin e banorëve por në pallatet ku janë zgjedhur, janë korrekte në kryerjen e pagesave.
Bashkia e Tiranës ka mbyllur proçesin e zgjedhjes së administratorëve në zonën brenda unazës, ndërsa puna do të vijojë edhe në zona të tjera.
Admir Abrija: Kemi mbyllur pjesën e unazës klasike të Tiranës, unazës së dytë të Tiranës, njësinë 5 pothuajse në pjesën më të madhe të saj dhe kemi dalë në zonat periferike në Kashar, Dajt dhe Farkë.
Drejtori i Njësive Administrative në Bashkinë e Tiranës, Admir Abrija, tha se 100 administratorë janë liçensuar, ndërkohë që 200 të tjerë janë në proçes.
Admir Abrija: Kemi rreth 200 administratorë në proçes liçensimi dhe 100 administratorë që ushtrojnë funksionin e administratorit të bashkëpronësisë në Tiranë.
Në këtë proçes, Bashkia ka ndeshur dhe refuzimin e 70 personave që punojnë me grupe në terren, por në pallatet ku është përmbyllur, Abrija thotë se nuk ka ngurim për të bërë pagesat mujore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-mbyll-procesin-e-administratoreve-brenda-unazes/

Buy Now on CodeCanyon