Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha u ulën në tryezë dialogu, por ende pa ndonjë rezultat konkret, Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme. Në një deklaratë për mediat, Ambasada Britanike, thekson se do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa bën thirrje të shmangin dhunën.
Ambasada Britanike:?Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t?i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje. Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës së zgjedhjeve?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasada-e-britanise-partive-politike-merrni-pjese-ne-zgjedhje-shmangni-dhunen/