Kur ka kaluar një vit nga vrasja e Elton Çiços, në një lokal në ish - Bllok, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë. Për hetuesit, ekzekutor i 36 - vjeçarit është Jani Alia, i cili ende nuk është arrestuar nga policia.

Sipas hetimeve, motiv i krimit është një konflikt i vjetër mes të dyve, që kishte nisur në fillim të viteve 2000. Në këtë çështje është i pandehur edhe Renato Milloshi, i akuzuar për moskallëzim krimi.

Në bazë të hetimeve, ai ka patur dijeni për krimin dhe konfliktet mes të dyve. Makina e cila dyshohet se u përdor nga Jani Alia ditën e krimit ishte në pronësi të Milloshit.

Prokuroria për të njëjtën dosje ka dërguar në gjyq Alban Trimin dhe Redian Rraja, të cilit akuzohen për pengim të zbulimit të së vërtetës. Trimi, ish - shef i Antidrogës në Policinë e Tiranës dhe mjeku Rraja ishin në të njëjtën tavolinë me Elton Çiçon natën e vrasjes. Provë në gjykatë do të jenë kamerat e sigurisë ku shihet se Alban Trimi dhe Redjan Rraja marrin çantën personale të viktimës, telefonin dhe pistoletën duke u larguar nga vendi i krimit.

Tv Klan