Surprise Me!

Rama: Kjo është paketa që i ofrova Bashës

2017-07-06 4 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama doli përpara gazetarëve dhe sqaroi me detaje të gjithë paketën e propozimeve që i bëri Lulzim Bashës në tryezën e thirrur nga Presidenti.

Pjesë e saj, siç pranoi ishte dhe ofrimi i postit të zv/kryeministri dhe disa zv/ministrash, të cilët në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë, të mund të monitoronin të gjithë procesin zgjedhor, duke nisur nga policia, arsimi, burgjet dhe çdo dikaster tjetër që mund t'i ofronte asaj garancinë e nevojshme për mbarëvatjen e zgjedhjeve.

I akuzuar nga Lulzim Basha se në tryezë nuk i rishtroi si pjesë të paketës se kompromisit 4 postet ministrore, siç u propozua nga 2 negociatorët McAllister dhe Fleckenstein, Rama ka këtë përgjigje.

Kryeministri foli shumë gjatë për strategjitë që përgatisin partitë politike në një fushatë zgjedhore dhe thotë se kishte arritur të nuhaste deri diku strategjinë e kundërshtarit, por ajo që nuk kishte parashikuar është ajo që ai e cilëson si bllofi i Lulzim Bashës, pjesë e të cilës për Ramën ishte dhe miklimi i Ilir Metës për të dalë nga koalicioni i majtë.

Vetë e konsideron politikën si lojë shahu ndërsa thotë se Lulzim Basha po luan dam.

Edi Rama duket i prerë kur pyetet çfarë do të bëjë PS në situatën aktuale politike, përfshirë edhe zgjedhjet e 7 Majit në Kavajë.

Një detaj që ra në sy në pamjen e Kryeministrit ishte dhe ky laps i kuq të cilin e mbante në xhepin e xhaketës, simbolikën e të cilin nuk pranoi ta komentoi, por pa mohuar që ai të ishte një mesazh për Bashën.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon