Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në sheshin ?Skënderbej? dhe parkimin nëntokësor të tij po punohet intesivisht që të jetë i hapur për qytetarët në javën e parë të qershorit. Parkimi nëntokësor ka një kapacitet prej 300 vendesh, biletat do të priten në mënyrë elektronike dhe hyrja e vetme për automjetet është në krah të Bankës së Shqipërisë. Hapësira është konceptuar edhe për zhvillimin e panaireve dhe tregjeve të përkohshëm.
Në javën e parë të muajit qershor do të hapet për qytetarët sheshi ?Skëndërbej? dhe parkimi nëntokësor i tij.
Parkimi do të funksionojë me biletim elektronik dhe për këtë do të ketë sinjalistikë që në hyrje. Gent Agolli, kordinatori i projekti na informoi mbi ecurinë e punimeve.
Gent Agolli: Këtu jemi tek rampa hyrëse ku hyjnë dhe dalin automjetet. Në fillim të rampës do të ketë një pikë me një tra ku do të merret dhe bileta e hyrjes dhe pas rampës do të kalohet në pjesën 2-, ose në ballkonat që është -1.
Çmimet për orë qëndrimi do të jenë ato të çdo parkimi tjetër publik, 100 lekë ora. Parkimi ka dy kate me një kapacitetet në total 300 automjete.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shikoni-parkimin-tek-sheshin-skenderbej-punimet-drejt-fundit/