Surprise Me!

Report TV - Dita e Dëshmorëve, Nishani Rama e Meta bashkë në homazhe

2017-07-06 0 Dailymotion

Shënohet sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut.

Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sot u zhvillua ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Tiranë.

Zyrtarë të shtetit si Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vendosën kurora me lule përpara memorialit ?Nënë Shqipëri?, në nderim të të rënëve në luftën antifashiste.

Ndërkohë që edhe përfaqësues të lartë të opozitës me në krye Lulzim Bashën, pritet të kryejnë homazhe për nder të dëshmorëve.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, një i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Buy Now on CodeCanyon