LEZHË-Vazhdon puna për shkatërrimin e anijes së mallrave Milton në portin e Shëngjinit.

Edhe pse është bërë apel në lidhje me ndotjen që po shkakton deri tani asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar kundrejt këtij skandali.

Marrja e lejeve për shkatërrimin e anijes 1597 tonëshe është jashtë çdo standarti, pasi për të bërë një veprim të tillë në Ballkan është vetëm një port në Turqi.

Ndërsa në Shqipëri i vetmi port që bën demontimin e anijeve të dala jashtë funksionit është porti i Rraguzës në Karaburun.

Format se si është përfituar leja për shkatërrimin e anijes Milton i di vetëm Autoriteti Portual Durrës dhe ai i Shëngjinit.

Ndërsa autoritetet kompetente nuk vënë në dispozicionin lejen mjedisore për këtë veprim që shkakton pasoja të rënda ekologjike.