Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse jemi në muajin maj, në Shëngjin ende nuk kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik.
Rëra e pa sistemuar, mbeturina të shumta dhe kafshë që lëvizin përgjatë bregdetit, është panorama që të servir kjo zonë turistike.
Banorë të zonës thonë se përgatitjet për sezonin turistik duhet të kishin nisur me kohë, ndërsa ngrejnë shqetësimin e qenve endacakë, prezenca e të cilëve është kthyer në një rrezik serioz për qytetarët dhe vizitorët.
Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit, Tonin Uldedaj, thotë se brenda dy ditësh do nisë puna për pastrimin dhe plugimin e rërës dhe gjithçka do të jetë gati brenda 15 majit, ditë kur do të bëhet dhe çelja zyrtare e sezonit turistik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shengjini-nuk-eshte-gati-per-sezonin-problem-mbetjet-dhe-qente/