Surprise Me!

Ora News – Ekskluzive/ Keu i KQZ letër kryeprokurorit: PD do të bllokojë zgjedhjet në Kavajë

2017-07-06 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 7 majit në Kavajë kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba, i kërkon ndihmë kryeprokurorit Adriatik Llalla që të ndërhyjë për të mos u bllokuar proçesi zgjedhor.

Ora News siguron ekskluzivisht një kopje të shkresës e cila ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe mban datën 5 maj 2017 (sot). Në letër ngrihet shqetësimi nga kreu i KQZ-së pas informacioneve të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm të policisë Haki Çako më 28 prill.

Informacionet konsistojnë në bllokimin e proçesit të votimit duke filluar me KZAZ-n numër 42 përmes zhvillimit të tubimeve dhe grumbulllimeve të simpatizantëve të Partisë Demokratike.

Biba: Me shkresën nr. 589 date 28.04.2017 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vihemi në dijeni të administrimit te disa informacioneve që kanë të bejnë me zhvillimin e tubimeve grumbullimeve, protestave nga simpatizantëte e Partisë Demokratike dhe bllokimin e KZAZ nr 42, për administrimin e proçesit zgjdhor në datat, 6 dhe 7 maj 2017.

Më tej kreu i KQZ-së thotë se e drejta e tubimit që është një e drejtë kushtetuese, por shpreh shqetësimin se në këtë rast bie ndesh me të drejtën e votës.

Biba: Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimin e mitingjeve apo veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore. Gjithashtu vërejmë më shqetesim të madh pamundësinë e forcave të policisë të shtetit për të qenë të pranishme ditën e zgjedhjeve në qytetin e Kavajes në mënyre që të sigurohet e drejta e votes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekskluzive-keu-i-kqz-leter-kryeprokurorit-pd-do-te-bllokoje-zgjedhjet-ne-kavaje/

Buy Now on CodeCanyon