Kandidati i pavarur në Kavajë Astrit Haka në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se tërhiqet nga kandidimi në zgjedhjet lokale, ashtu sikur edhe kandidati i PS duke çuar zyrtarisht në shtyrjen e zgjedhjeve, pasi nuk ka asnjë kandidat në garë për në datën 7 Maj.

"Unë normalisht për hatër të Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë për të mos tensionuar situatën do të jap dorëheqjen.

Kisha dëshirë që të kandidojë përballë Klodianit, pasi mund të fitoja. Prishtshmëritë i kam deklaruar, që unë do të isha fitues, këtë e bazoj te sondazhet, që kam bërë.

Jam gati të kandidoj në cdo moment tjetër" përfundoi Haka.