Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak orë pasi Kryeministri Rama bëri publik kërkesën që i ksihte bërë kandidatit të majtë për bashkinë e Kavajës, Basha foli nga çadra e protestës duke e quajtur fitoren e parë të republikës së re. Basha ftoi Ramën për dialog, por kushti i vetëm për të dalë nga ngërçi tha ai, është qeveria teknike.
?Republika e re sapo shënoi fitoren e saj të parë.?
Kështu e komentoi Lulzim Basha vendimin e Kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin e PS-së në Kavajë. Para mbështetësve në çadrën e protestës, kryedemokrati tha se ky ishte paralajmërimi i parë që qytetarët i bënë Ramës, duke refuzuar zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi.
Basha: Ne e dimë, shqiptarët e dine, bota e di, dhe Edi Rama e njohu refuzimin tuaj masiv për të qenë pjesë e fasadës së diktuar nga krimi më 7 maj. Ky është paralajmërimi më i madh dhe kontributi i dytë historik që Kavaja jep për demokracinë dhe lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Basha ftoi Ramën në dialog për zgjidhje politike, por kushti i vetëm për të dalë nga kriza sipas tij, është qeveria teknike.
Basha: Rruga e vetme për tu bërë pjesë e zgjidhjes është ndarja me krimin dhe drogën, dy faktorët kryesorë për destabilizimin e Shqipërisë, dy kërcënimet kryesore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rruga e vetme për tu bashkuar me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndarjen me krimin dhe ndarjen me drogën, është qeveria teknike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-republika-e-re-shenoi-fitoren-e-pare/