Surprise Me!

Report TV - Floriana Koka në Prokurori, ja si funksiononte 'Republika' e Kokëdhimës

2017-07-06 1 Dailymotion

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hequr dje ?petën e parë të lakrorit? në një veprimtari të kundërligjshme, të drejtuar nga kryebashkiakja e Sarandës, ku spikat fakti që, të paktën në një rast, pagesa nga buxheti i bashkisë së qytetit jugor i është bërë kompanisë private para se të kryheshin punimet.<br /><br />KLSH njoftoi se ka përfunduar auditimin në Bashkinë Sarandë për periudhën 1 korrik 2015-31 dhjetor 2016, me objekt ?Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare?. Konkluzioni i audituesve ka qenë ai se veprimet e drejtuesve të kësaj bashkie kanë sjellë impakt negativ në buxhet në vlerën 481 milionë lekë dhe dëm ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 129.4 milionë lekë.<br /><br />Sipas raportit, janë konstatuar shkelje lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik mbi vlerësimin e ofertave ekonomike dhe në zbatimin e punimeve.

Buy Now on CodeCanyon