Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë përballë pamundësisë së veprimit për anulimin e zgjedhjeve në Kavajë pas dorëheqjes së dy kandidatëve. Mundësia më e mirë që shihet për këtë situatë është tërheqja e komisionerëve duke e bërë të pamundur nisjen e votimit.
Pas tërheqjes se dy kandidateve të vetëm dhe kur na ndaj pak orë nga data e dekretuar për votimet në Kavajë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është para pamundësisë për të vepruar. Kjo pasi nuk ka mekanizma ligjorë për të vendosur mbi këtë situate, kur janë printuar rreth 63 mijë fletë votimi.
Ende nuk ka ndonje vendim, nëqoftëse institucioni qëndrorë i administrimit të zgjedhjeve do të mblidhet për të shqyrtuar apo vendosur mbi dorëheqjen e dy kandidatëve, por burimet i thanë Ora News se situata është e paprecedentë dhe zgjidhja mund te vijë vetëm nga politika, pasi në kodin zgjedhor nuk parashikohet asnjë mekanizëm ligjor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-nuk-ka-tager-te-anuloje-zgjedhjet-ne-kavaje/