TIRANE-Listat shumëemërore të partive sot kanë sjellë përplasje mes anëtarëve të majtë dhe të djathtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Përfaqësues të PD-së në KQZ u shprehën se nuk ka kohë fizike për të shqyrtuar të gjitha listat e partive. Sipas tyre nevojitet 1 dite kohe per ta bere kete gje, ndërsa Biba u shpreh se ato duhen mbyllur.

Anëtarët e djathtë në shenjë proteste braktisin mbledhjen dhe largohen duke bojkotuar tryezën e sotme.

Kjo u konsiderua si tentativë për shtyrje artificiale të kohës nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji, i cili tha se këto verifikime i kishte bërë njëherë administrata e KQZ.

Pas hedhjes në votim të propozimit, anëtarët e shumicës votuan kundër dhe kjo u bë shkak që përfaqësuesit e opozitës të braktisnin mbledhjen.